Panasonic ditë më parë ka paralajmëruar kartelën e memories SD High Capacity me kapacitet prej hiç më pak se 32 gigabajt. Kartela do fillojë të shitet gjatë muajit prill të këtij viti, me çmim prej rreth 700 dollarësh (480 euro).
Kartela e zhvilluar rishtazi është ideale për incizimin e video materialeve. Qëkur në treg janë paraqitur kamerat High Definition SD, vazhdon të rritet kërkesa për kartelat SD me kapacitet të madh. Me kartelat prej 8 gigabajtësh nuk çuditet më askush.