Pas shumë komenteve që kanë mundur të lexohen në faqe të ndryshme të internetit se kompania shumë e njohur Panasonic do ta paraqes plazma ekranin më të madh në botë, tani është realitet.
Në Consumer Electronic Show në Las Vegas, Panasonic prezantoi plazma ekranin me diagonale prej 150 inçëve (381 centimetra). Siç është bërë e ditur, ky model nuk do të mund të blihet para fillimit të vitit 2009.