Fernando Torres ka shënuar golin e vetëm në ndeshjen finale të
kampionatit evropian, Euro 2008, të zhvilluar në stadiumin Ernst Happel në
Vjenë, gjatë të cilës ndeshje kombëtarja spanjolle dominoi lojën përballë asaj
gjermane, duke u shpallur kampion i ri evropian.Goli i Fernando Torres
erdhi pas 33 minutash lojë, që ishte i mjaftueshëm t’i sjellë Spanjës trofeun e
kampionit të Evropës, pas 44 vitesh. Sulmuesi i Liverpoolit pranoi një pasim nga
Xavi Hernandez, dhe pasi që fitoi dyluftimin me Philipp Lahm, dërgoi topin në
rrjetë prapa portierit gjerman, Jens Lehmann.