Rep. e Kosoves
 
ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Top posters
cobra bessi
 
Snika
 
nisii
 
Besnik
 
valmir
 
dritoni
 
KujtimHajdini
 
honney
 
Sara
 
bekim
 

Share | 
 

 Migjeni-Biografia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Snika
Admin


Numri i postimeve : 94
Age : 23
Vendi: : Karaqev
Registration date : 20/11/2008

MesazhTitulli: Migjeni-Biografia   Fri Nov 28, 2008 12:34 am



Millosh Gjergj Nikolla – ky eshte emri i tij i vertete, se Migjeni, i perbere nga bashkimi i rrokjeve fillestare te tre emrave te tij, eshte pseudonimi ose emri tij i pendes. Ai lindi me 13 Tetor 1911, ne Shkoder, ne mehallen e Fretënve, ne ate shtepi perballe kishes se tyre, e cila u prish me 1940, qe te zgjerohej rruga dhe sheshi perpara kishes se Françeskaneve. Sipas librit te shtepise, ne te cilin jane shenuar ngjarjet kryesore te te gjithe familjareve (lindje, vdekje, martesa), data 30 Shtator 1911 eshte shenuar si datelindja e poetit, por kjo eshte sipas stilit te vjeter kalendarik, dhe e ndryshuan meqenese edhe datevdekja e tij eshte sipas stilit te ri.
I gjyshi Nikolla Dibrani – quhej me kete mbiemer gjenerik, se familja e kishte origjinen nga Dibra e Madhe, nga fshatrat ortodokse shqiptare te Rekës (po nga krahina ku ka lindur edhe poeti patrioti shqiptar Josif Jovan Bagëri) – qe shperngulur nga mezi i shekullit te 19-te. Kemi plot familje te shperngulura ne kete qytet te Veriut: Gjergaj, Siliqi, Banushi, Kadiqi, Dibra, e te tjera. Nikolla Dibrani qe murator nga mjeshtria dhe thone se mori pjese ne ndertimin e kishes ortodokse ne Shkoder. Kur shkonte si murator neper katundet e ndryshme, ne Mal te Zi, Nikolla u njoh dhe u martua me nje vajze nga Kuçi, me Stake Milanin, e cila kishte edhe ajo si gjithe banoret e asaj krahine, shqipen per gjuhe amtare. Nikolla Dibrani, kur humbi jeten ne Mal te Zi, aty nga moti 1876, la pas dy bij: Gjoken(Gjergjin) dhe Kriston, fare te vegjel.
Gjergjj Nikolla hyri shegert te Beroviqet, te cilet e perdoren sikur ta kishin birin e tyre. Ata e ndihmuan jetimin te veje edhe ne shkollen italiane. Me vone, ndersa u mbante hesapet, i ndihmoi edhe ne nje pijetore, ngjitur me magazinen e tyre, ne te cilen me kohe punoi per hesap te vet duke shitur mallra ushqimore. Gjergji(ose Gjoka) qe burre i urte, i ndershem e me karakter. Per keto cilesira, per here e zgjidhnin epitrop ne kishen ortodokse dhe, sepse e çmonin dhe e nderonin, komuniteti i tij e dergoj te perfaqesonte ne Kongresin Kishtar te Beratit me 1922. Me cilesite e tij te mira ai fitoi nje shoqe jete te pajisur me kulture e me bukuri te rralle, Sofi Anastas Kokoshin, me te cilen u martua me 17 Shtator 1900. Kjo grua pati lindur me 15 Tetor 1881 dhe vdiq me 16 Gusht 1916 duke lene pas te shoqin me dy djem e kater vajza nen kujdesin shtepiak te se vjehrres plake. Milloshi qe atehere pese vjeç.
Me 1910 Gjergji zuri nje ushqimore dhe dhjete vjet me vone, kur i vdiq baxhanaku Ilia Trimçev, mori embeltoren e tij, te cilen e mbajti gjersa vdiq, me 21 Mars 1924, ne moshen pesedhjete e dy vjeç. Ne kete dyqan e ndihmoj femija me i pare i shtepise, Nikolla, qe pati lindur me 30 Tetor 1901 dhe vdiq nje mot pas t’et nga pleuriti. E dermuar nga keto fatkeqesira qe e pllakosen njera pas tjetres, vdiq me 1926 edhe gjyshja trime tetedhjetevjeçare. Tani familja u shpernda.
Dajeshat e Milloshit rrefejne sa e lumtur ishte kjo familje kur rronin akoma prinderit, e me sa kujdes e dashuri te madhe i rriti i ati te gjashte femijet, te cilet mbeten pa nene qe ne foshnjeri. Sidomos Milloshin e vogel, Milloshin delikat nga trupi dhe nga ndjenjat, e rrethoi me pekulet me te medha. Kurre nuk e vuri ne pune, kurre nuk ja theu zemren dhe kur e therriste ne dyqan, ja mbushte xhepat me sheqerka dhe i thosh: “Tani, shko luaj me shoket”.
Prinderit, qe kishin pasur vete shkolle, deshen t’u jepnin edhe femijvet arsim te mire, bijvet e bijavet. Sofia, nena e tij, pati mbaruar shkollen e murgeshave italiane ne Shkoder; aty u derguan me kohe te bijat me te medha, ndersa biri, me i madhi i shtepise, Nikolla, pati vajtur ne shkollen italiane te djemve dhe mbaroi klasen e trete me pike 69 ne 70 gjithsej, sipas defteses se leshuar nga drejtoria me 13 Qershor 1914. Nga gjithe femijet, vetem i vogli fare, Milloshi dhe motra me e vogla e tij, Olga, shkuan qe ne foshnjeri ne shkollen serbe.
Milloshi, i cili pati mbaruar shkollen unike ne Shkoder me 1923, kur i vdiqen babai dhe i vellai, ndodhej ne Tivar tek e motra me e madhe, Lenka Jovani, e martuar atje me nje mekanik nga Kavaja, Llazar Jovani. Milloshi po studionte ne klasen e dyte te gjimnazit kur i ungji, Jovan Kokoshi, e lajmeroj se i pati nxjerre burse per ne gjimnazin e Manastirit. U nis per atje ne vjeshte 1925. Pasi mori atje semimaturen me 1927, me rezultate te mira, per vjetin shkollor 1927-1928, kunder deshires se tij e regjistruan ne Seminar. E mbaroj kete shkolle me 1932. Ne diplomen e leshuar prej drejtorise me 18 Qershor 1932, cilesohet “bir i Gjergjit, tregtar”.
Duke keqyrur deftesat e Migjenit ne shkolle, me radhe nje nga nje, te gjitha, shohim veshtiresite qe haste mot per mot, dhe perpjekjet qe bente t’i mposhte e te shkonte perpara . Ne deftesen perfundimtare te shkolles fillore ne Shkoder, Milloshi i ka te gjitha notat te shkelqyera ne mesime, dhe shembellore ne sjellje. Edhe ne gjimnazin e Tivarit qendron lart, dhe vetem ne serbisht ka noten “mire”. Ne gjimnazin e Manastirit ka po t’atille note ne serbisht, ne histori dhe ne fizike, dhe “mjaftueshem” ne matematike; zell ka noten tre. Edhe ne seminar gjate vitit te pare Milloshi ka vetem “mire” ne serbisht, greqisht, latinisht e frengjisht, porse vitin e dyte ne gjithe keto gjuhe, sikunder edhe ne rusisht, qendron “shume mire”; vetem ne patrologji (letersine kishetare) ka “mire” dhe “i shkelqyer” ne pedagogji, metodike, gjimnastike dhe kenge. Ne klasen e trete zbret perseri ne “mire” ne gjuhet klasike dhe ne mesimin kryesor ne Shkrimet e Shenjta. Ne latinisht as ne klasen e katert s’e ka permisuar noten, porse tani eshte i shkelqyer ne rusisht dhe shume mire ne greqisht; noten “mire” e ka ne “Dogmatike”, (d.m.th. teologji), ne Psikologji dhe ne Logjike. Ne vjetin e peste, ne te fundit, eshte shume mire ne latinisht dhe pergjithesisht vetem “mire” ne mesimet fetare te Seminarit. Ajo qe bie ne sy eshte se si nxenes i klases se dyte, “i shkelqyer” ne pedagogji dhe metodike, merr noten vetem “mire” ne keto mesime pas tre vjeteve!
Disa nga shkrime e te madhit tonë Migjeni do tju perezantojm ne vazhdim

Poema e mjerimit

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.

E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese.

Mjerimi tërbohet n'dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t'verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin t'marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

Mjerimi në dritzën e synit t'kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna t'zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!

Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që n'gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n'bark t'dheut mbaron.

Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n'gjujë, n'baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".

Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s'ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbë,
mund që t'len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambët'randë t'zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.

Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n'fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Tê gjitha hallet skami n'gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh,
që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.

Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
Kanga e të burgosunit
Nëpër hekra të kryqzuem të dritores seme
shof qiellën të coptueme në katërdhetë copë
edhe shof diellin sa një pare serme
- aq larg asht qielli nga e emja gropë.

E kjo gropë e eme e ka emrin burg.
E dini se burgu nuk asht për dëfrim.
Prandaj burg' i em asht shum i ultë
dhe më bani palmuç dhe më mbyti në trishtim.

Hekrat e kryqzuem dhe ndërgjegj' e eme,
dy anmiq të betuem, luftojnë dit' e natë;
por hekr' i fortë e mund ndërgjegjen teme
dhe në dëshprim përplasem si një qen i ngratë.

E kur nata vjen dhe xhixhillojnë hyjt
gëzohem fort, se hekrat nuk m'i kryqzojnë syt',
por t'u sjellmen mbrapa shof dritën e smutë
edhe hijën teme tu' u zgjatë në murt

si një kërcnim ligji, posi një dajak.
Dhe atëher tërbohem dhe urrej pa masë
dritën, hijën, vetën, muret edhe hekrat
edhe e ndjej vetën lua të ndryem në kafas.

Nëpër hekra të kryqzuem të dritores seme
shof qiellën të coptueme në katërdhetë copë
dhe zemra e eme ndien po aq të breme
në mes të katër murve sii në një gropë.

DY BUZË
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma ikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë të përgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithen
në buzë kur m'u njitën -
andjeet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trunin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një grueje stërzane
një pranverë të tanë më mome
një pjesë zemre më nxome,
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lotë të mia
qenë shenjat e dhimbjes
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.

Kanga e rinis
Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu...
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini...
Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit te përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili
e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://cobrat.all-up.com
 
Migjeni-Biografia
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
COBRAT :: Letersia-
Kërce tek: