Njoftohet se gjiganti i kompjuterëve, Microsoft është gjobitur me rreth 613 milionë dollarë nga Komisioni Evropian. Kjo është gjoba më e madhe që i ka vënë ndonjëherë një kompanie Komisioni Evropian.
Microsoft akuzohet se ka përdorur dominimin e tij në botën e sistemeve kompjuterike për të shmangur konkurrencën nga rivalët.