Joqeveritare OLPC (One laptop per child), e cila qëndron prapa projektit të ashtuquajtur “laptop për 100 dollarë', pas paralajmërimit të variantit të laptopit të pajisur me versionin e zvogëluar të Windows XP, ka bërë të njohura edhe planet për paraqitjen e gjeneratës së dytë të laptopit.
Fotografitë e versionit të ri të kompjuterit XO i ka publikuar njeriu i parë i organizatës OLPC, Nicholas Negroponte, në konferencën Global Country Workshop e cila po mbahet në Cambridge.