Çdo ditë e më shumë prodhues të kamerave digjitale dhe fotoaparateve paraqesin produktet e tyre për publikimin e drejtpërdrejt të përmbajtjeve në ndonjërin prej shërbimeve të shumta të internetit. Shembulli i fundit në vargun e këtij trendi është edhe kamera më e re digjitale e kompanisë JVC.
JVC e ka plotësuar serinë e vet të kamerave të saj digjitale Everio S me modelin më të ri me shenjën GZ-MS100. Kamera, mes tjerash, ka edhe një buton me të cilin mundësohet publikimi i thjeshtë i përmbajtjeve të incizuara në shërbimin YouTube, që është edhe më i popullarizuari i llojit të tij në internet