Është e vërtetë se iPhone ka ekran të madh, mirëpo kur dëshironi të shikoni ndonjë film me shoqërinë, ky ekran nuk do të jetë i mjaftueshëm as për ju, e lëre më për ata. Prandaj këtu është projekti mobil me ndihmën e të cilit do të mund të kënaqeni me të vërtetë me përmbajtjet video, të cilat i keni ruajtur në iPhone.