COBRAT
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rep. e Kosoves
 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Top posters
cobra bessi
KS i OKB merr parasysh raportin, nuk përmend 6 pikëshin I_vote_lcapKS i OKB merr parasysh raportin, nuk përmend 6 pikëshin I_voting_barKS i OKB merr parasysh raportin, nuk përmend 6 pikëshin I_vote_rcap 
Snika

nisii

Besnik

valmir

dritoni

KujtimHajdini

honney

Sara

bekim

 KS i OKB merr parasysh raportin, nuk përmend 6 pikëshin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Snika
Admin
Snika

Numri i postimeve : 94
Age : 31
Vendi: : Karaqev
Registration date : 20/11/2008

KS i OKB merr parasysh raportin, nuk përmend 6 pikëshin Empty
MesazhTitulli: KS i OKB merr parasysh raportin, nuk përmend 6 pikëshin   KS i OKB merr parasysh raportin, nuk përmend 6 pikëshin Icon_minitimeThu Nov 27, 2008 8:03 pm

KS i OKB merr parasysh raportin, nuk përmend 6 pikëshin Kshilli_sigurimit New York, 27 nëntor. Deklarata presidenciale e KS me asnjë fjalë nuk përmend “gjashtë pikëshin kundërthënës”, dhe as “neutralitetin e statusit”, por ka mbështetur shtrirjen e EULRX-it në gjithë territorin e Kosovës dhe mirëpret përpjekjet e vazhdueshme për avancimin e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin perëndimor.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në një mbledhje të mbajtur dje pasdite, pas tre orë diskutimesh ka miratuar një deklaratë presidenciale me të cilën merret parasysh raporti i Sekretarit të Përgjithshëm si dhe qëndrimet e Prishtinës dhe Beogradit, duke i shfaqur mirënjohje gatishmërisë së tyre për bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare.

Deklarata presidenciale megjithatë me asnjë fjalë nuk përmend “gjashtë pikëshin kundërthënës”, dhe as “neutralitetin e statusit”, por mirëpret përpjekjet e vazhdueshme për avancimin e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor.

"Këshilli i Sigurimit merr parasysh raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të 24 nëntorit, duke marrë parasysh edhe qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës të cilat edhe janë reflektuar në deklaratat e tyre, ndërsa mirëpret synimet e tyre që të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare", thuhet në paragrafin e parë të deklaratës.

"Këshilli i Sigurimit mirëpret bashkëpunimin midis Kombeve të Bashkuara dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë, brenda kornizës së rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe gjithashtu mirëpret përpjekjet e vazhdueshme të Bashkësisë Evropiane që të avancojnë perspektivën evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë një kontribut vendimtar perspektivës dhe stabilitetit rajonal", thekson deklarata presidenciale e dhënë mbrëmë nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

Hyseni: Nuk do të lejojmë veprime që cenojnë sovranitetin

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, në fjalën e tij ka ritheksuar deklaratën e 18 nëntorit të institucioneve të Republikës së Kosovës në të cilën shumë qartë refuzohet në tërësi plani gjashtëpikësh në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm.

"Ne nuk do të lejojmë asnjë veprim i cili do të cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës", tha ministri Hyseni Ai ritheksoi vullnetin e institucioneve të Kosovës të bashkëpunojnë me shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës mbi bazë të mandatit nga dokumentet tashmë të miratuara që respektojnë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës.

Lamberto Zannieri, përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm, foli për rikonfigurimin dhe tha se kushtet janë pranuar nga Beogradi dhe janë refuzuar nga Prishtina. Mirëpo, nënvizoi ai, jetësimi i tyre megjithatë do të bëhet në bashkëpunim të afërt me të dy palët.

DiCarlo: "Pavarësia e Kosovës e Pakthyeshme"

Zëvendës-përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, ambasadorja Rosemary DiCarlo pasi theksoi se 52 vende e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe vende të tjera pritet ta njohin në të ardhmen,, duke iu drejtuar ministrit të Jashtëm serb tha se “pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme".

Ajo foli për përparimet që janë bërë në Kosovë pas pavarësimit të saj dhe i shfaqi mirënjohje Qeverisë së Kosovës për nivelin shumë të ulët të konflikteve ndëretnike në Kosovë.

"Mirëpresim përpjekjet për rikonfigurimin e UNMIK-ut", tha DiCarlo duke nënvizuar se Kosova në deklaratën e 18 e 18 nëntorit e ka bërë të qartë se refuzon 6 pikat e Sekretarit Ban.

DiCarlo theksoi rëndësinë e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm që të koordinojë çfarëdolloj veprimesh në Kosovë me autoritetet e Kosovës.

Duke iu referuar edhe njëherë gjashtëpikëshit kundërthënës DiCarlo tha se duhet të ketë një komandë unike të policisë në Kosovë dhe një doganë, duke nënvizuar se kjo do të pamundësojë veprimin e mëtejmë të strukturave paralele.

"Kërkojmë vendosjen e EULEX-it sa më pare", tha ndër të tjera DiCarlo.

Kroacia: Pavarësia e Kosovës i ka kontribuar paqes

Ambasadori i Kroacisë, Neven Jurica, tha se pavarësia e Kosovës është një kontribut i paqes rajonale, ndërkaq “sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i rëndësishëm për Ballkanin dhe për Evropën”.

"Ndihma evropiane duhet të përqendrohet në ndihmën për sovranitetin dhe zhvillimin e Kosovës dhe perspektivën e saj evropiane", tha ambasadori Jurica.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Karen Pierce tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se vendi i saj mbështeste sovranitetin e Kosovës, duke hedhur poshtë çfarëdo tendencash për ndarje. Ajo tha se për
6 pikëshin ka pasur mendime të ndryshme, sidomos shqetësimi i Prishtinës për implikimet që mund të kenë ato.
"Gëzohemi që zotimi i Sekretarit rithekson në raport këto shqetësime dhe përshëndesim një pozicion të ritheksuar për koordinim dhe konsultime të vazhdueshme me Prishtinën", tha Pierce.

Diplomati rus kërkoi trysni të shtuar mbi Prishtinën

Përfaqësuesi i Rusisë tha se vendi i tij pajtohej me atë që ka thënë ministri serb Jeremiq dhe se kishte dëgjuar me kujdes edhe fjalën e ministrit Hyseni. Ai tha se njohja e Kosovës nga pak vende paraqet mendimin pakicë të bashkësisë ndërkombëtare dhe insistoi në respektimin e plotë të Rezolutës 1244. Kosova mund të bëhet burim i krizës serioze rajonale, tha diplomati rus dhe kërkoi që bashkësia ndërkombëtare të bëj trysni mbi Prishtinën në implementimin marrëveshjes që ishte arritur midis Kombeve të Bashkuara dhe Beogradit.

Ambasadorët e Indonezisë, Afrikës së Jugut dhe Vietnamit, Libisë pastaj edhe Kinës, të udhëhequra nga Rusia, ashtu si më parë edhe dje janë deklaruar “parimisht” kundër zgjidhjes unilaterale dhe kundër pavarësisë së Kosovës e në mbështetje të qëndrimit serb, duke insistuar që statusi i Kosovës, ende i pazgjidhur, duhet të negociohet nga të dyja palët.

Jeremiq me gjuhën e regjimit që e dënoi bota

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic falënderoi të gjitha vendet që kanë mbështetur pozicionin e Serbisë në mosnjohjen e pavarësisë, të prira nga Rusia. Krahina jonë, krahina serbe, krahina jone e Jugut, ishte emërtimi më i shpeshtë i Jeremic-it sa herë që i referohej Kosovës, me një arrogancë të pahijshme për një diplomat. Ai ka vazhduar të akuzojë Kosovën dhe zhvillimet në Kosovë me gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta, që për fat të keq nuk dallonin shumë nga fjalimet e viteve të nëntëdhjeta, të njerëzve të një regjimi kriminel tashmë të dënuar nga bota.

Pjesëmarrësit shfaqën çudi ndaj një gjuhe të tillë që duhej tashmë të ishte e tejkaluar në frymën e synimeve demokratik të rajonit dhe të perspektives evropiane që e ëndërrojnë të gjithë në Ballkanin Perëndimor.

Deklarata presidenciale e KS të OKB-së

1. Këshilli i Sigurimit merr parasysh raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të 24 nëntorit duke marrë parasysh edhe qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës të cilat edhe janë reflektuar në deklaratat e tyre, ndërsa mirëpret synimet e tyre që të
bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare.

2. Këshilli i Sigurimit mirëpret bashkëpunimin midis Kombeve të Bashkuara dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë, brenda kornizës së rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe gjithashtu mirëpret përpjekjet e vazhdueshme të Bashkësisë Evropiane që të avancojnë
perspektivën evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë një kontribut vendimtar perspektivës dhe stabilitetit rajonal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://cobrat.all-up.com
 
KS i OKB merr parasysh raportin, nuk përmend 6 pikëshin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
COBRAT :: Lajmet me te reja (NEW) :: Ljmet nga vendi-
Kërce tek: