Rep. e Kosoves
 
ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Top posters
cobra bessi
 
Snika
 
nisii
 
Besnik
 
valmir
 
dritoni
 
KujtimHajdini
 
honney
 
Sara
 
bekim
 

Share | 
 

 Shqipëria dhe Kosova përsëritën pëlqimin për shtrirjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Snika
Admin


Numri i postimeve : 94
Age : 23
Vendi: : Karaqev
Registration date : 20/11/2008

MesazhTitulli: Shqipëria dhe Kosova përsëritën pëlqimin për shtrirjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës   Thu Nov 27, 2008 8:01 pm

Zyrtarë të lartë të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kuvendit të Kosovës thanë sot në Tiranë se çdo mision në Kosovë duhet të jetë i mirëpritur dhe të mos cenojë autoritetin e institucioneve të shtetit të ri. Komentet janë bërë pas takimit të ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Kosovës.
Shqipëria dhe Kosova përsëritën pëlqimin për shtrirjen e misionit "EULEX" në gjithë territorin e Kosovës, në pajtim me institucionet e shtetit të ri dhe me planin e presidentit Marti Ahtisari. Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha theksoi se Tirana do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën edhe pas miratimit të planit 6 pikësh të Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun. Ministri Basha i bëri deklaratat pas takimit me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Kosovës të drejtuar nga kryetari Sabri Hamiti.

"Qëndrimi ynë si Shqipëri edhe gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit është e njëjtë me atë që kemi shprehur më përpara: Mbështetje e plotë, pa rezerva, pa mëdyshje e Prishtinës, e vendosmërisë së Prishtinës e shprehur disa herë për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar për këtë komponent të rëndësishëm të planit "Ahtisari", vendosjen e "EULEX"-it në të gjithë territorin e Kosovës, në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet e vendit dhe me pëlqimin e autoriteteve të Kosovës", ka thënë ministri Basha.

Kryekomisioneri i Jashtëm, Sabri Hamiti kërkoi strukturë të fortë të asaj që e cilësoi "politikë shqiptare"

"Është momenti që të kemi një strukturim të fuqishëm të politikës shqiptare. E thashë me qëllim "politika shqiptare", që nënkupton dy vende të pavarura në raport me politikat që kanë të bëjnë me Kosovën. Ne shpresojmë që vendosja e "EULEX"-it do të jetë funksionale në Kosovë shumë shpejt dhe në funksion të tij. Të gjitha zgjidhjet e tjera mund të jenë problematike dhe jo efektive. Asnjë mision në një vend nuk mund të jetë funksional pa qenë i mirëpritur", ka thënë Sabri Hamiti.

Komisioni i Jashtëm të Kuvendit të Kosovës dhe Komisioni i Jashtëm i Kuvendit të Shqipërisë, u pajtuan të mërkurën për hartimin e një rezolute kundër planit të sekretarit Ban Ki Mun. Komisionerët nga Kosova u pritën edhe nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://cobrat.all-up.com
 
Shqipëria dhe Kosova përsëritën pëlqimin për shtrirjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
COBRAT :: Lajmet me te reja (NEW) :: Ljmet nga vendi-
Kërce tek: