Rep. e Kosoves
 
ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Top posters
cobra bessi
 
Snika
 
nisii
 
Besnik
 
valmir
 
dritoni
 
KujtimHajdini
 
honney
 
Sara
 
bekim
 

Share | 
 

 Te flasim pak per paraardhesit tane

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara



Numri i postimeve : 1
Age : 29
Vendi: : tirane
Registration date : 16/01/2011

MesazhTitulli: Te flasim pak per paraardhesit tane   Sun Jan 16, 2011 8:00 pm

Lindur ne Lure te Vjeter, Zona Lure, ne vitin 1907 me 31 dhjetor. I ati Bibe Kole Doci dhe e ema Gjela, lindur ne Perlat Mirdite tek Lekgegaj.

Llesh Dojci ishte trim, ai u rrenjos me tiparet dhe virtytet e familjes Doci, ku i ati i tij Bib Kol Doci, ishte njeri teper i mencur, arsimdashes, goja e tij nxirrte fjale te arta sa qe ne diber edhe ne ditet tona perdoret fjala: "Hajt se nuk je Bib Doci", kur dikush mundohej te fliste drejt. Vellezrit e Lleshit Kola, Zefi dhe Gjoni, oficera dhe njerez te nderuar, njerez te njohur ne zone dhe kudo. Llesh Doci me vellezrit ishte i respektuar nga Lura sa qe edhe ne ditet tona perdoret fjala "Zabit" per ato dhe pasardhesit e tyre ne shenje respekti dhe mirenjohjeje.
Lleshi ne kohen e levizjes per liri dhe demokraci ka perkrahur njerezit qe luftonin per atdhe, por ka qene kunder komunizmit dhe ideve te tij, ishte oficer i Ballit me grade dhe me forca per disa kohe.
Shtepia jone ka prit dhe percjell miq e njerez te nderuar te cilet kane luftu per atdhe. Per idete kunder komunizmit Llesh Doci, arrestohet ne vitin 1946 bashke me shoket Gani Bruci, Sul Ajazi, Sul Gjoci, Gjeladin Morati, Gjergj Kejci etj, dhe me daten 30 Qershor pas torturave disa ditore e pushkatojne. Kjo deshmohet ne arkivin e Ministrise se Brendshme ne sektorin e Arkivit te sistemit.
Eshtrat e Llesh Docit u sollen ne Lure ne vitin 1993, me ardhjen e sistemit Demokratik ne vendin tone. Emri i Llesh Docit ndodhet ne listen qe permban 5584 te pushkatuar dhe te vdekur ne burgjet e komunizmit.
Poeti Mirditor mik i Llesh Docit Nikoll Luga rapsod i thurr keto vargje mikut te vet.....


Llesh Bib Doci i forti djal
c'po lufton ne Diber me fjale
e s'pranon ne gjyq me dal
kerkon plumbin sa me pare.

Une jam Doci qe kam qene
e ha barutin me dhemb.....

Lesh Doci para vdekjes ka thene:


"Kush te rroje torturat e komunizmit te mos i harroj...."


Komunistet e vrane dhe e lane kufomen gjysem te mbuluar, bashkeshortja e tij Mrika Doci i heq nga trupi i tij nje cope nga brezi qe mbante dhe ja sjell nenes Gjel ne shtepi, per ta njohur se djali i saj ishte pushkatuar.
Llesh Doci ka lene femijet te cilet u rriten jetima, Leken, Deden . Angjelinen dhe Gelardinen te cilet jetonte sot me femijet e tyre te lire dhe te qete........


I shkrujm keto rrjeshta ne shenje mirenjohje e respekti per njeriun tone te dashur, dashurine e te cilit kur nuk e patem shijuar.. ate na e mohoi komunizmi por idete dhe burrnia e babait tone do te jetoj gjithmone per ne si shembull frymezimi.

Edhe Lura e kujton, edhe rapsodet Lurjan i kan thur kenge babait tone si Faik Buci e Izet Hoti te cilet i kane kenduar trimerise dhe qendreses se Llesh Docit si patriot , si luftetar dhe si Luras i nderuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Te flasim pak per paraardhesit tane
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
COBRAT :: Argetim dhe Tema te lira :: Tema te lira-
Kërce tek: